Mbyllet pjesa e parë mes Atalanta dhe Lazio, shënojnë gol dy shqiptarë

Atalanta dhe Lazio janë duke zhvilluar ndeshjen të vlefshme për çerekfinalen e Coppa Italia dhe për momentin rezultati është 2-2.

Në këtë ndeshje, lojtari i parë që shënoi gol ishte pikërisht shqiptari Berat Gjimshiti në minutën e shtatë.

Më pas, Vedat Muriqi 17’ arriti që të barazoi rezultatin duke shënuar një gol mjaftë të bukur me kokë, shkruan lajmi.net.

Francesco Acerbi realizoi edhe një herë për Lazion duke i dhënë kështu epërsin e parë në ndeshje, mirëpo me golin e Malinovsky Ruslan u mbyll me rezultat të barabartë pjesa e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *