Çmimin Special 2019 e fiton futbollisti i Kombëtares së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi.
Sulmuesi shtatëlartë shënoi katër gola në ndeshjet kualifikuese për evropianin 2020.
Forma e tij e mirë me Kosovën dhe klubin Rizespor, bëri që në verë të transferohet tek gjiganti turk, Fenerbahce, klub me të cilin po shkëlqen në futbollin turk.
Në mungesë të Vedatit, çmimin e pranuan familjarë të tij.