Rrahmani për Kosovën: Emër i vogël po në fushë jemi treguar të mëdhenj

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është rrëfyer për periudhën e kaluar te Napoli.

Në një intervistë mbrojtësi kosovar shprehet krenar që ka arritur ta veshë fanellën e një prej skuadrave më të mëdha në Itali.

“E dimë që Napoli është skuadër e madhe nuk janë të rëndësishëm vetëm 11 futbollistë por është e gjithë ekipa” u shpreh Rrahmani në një intervistë të realizuar nga gazetarja Kadrie Canolli.

“Skuadra si Napoli, janë skuadra që janë të varura nga tifozët sepse kur luajnë si vendas luajnë me stadium plotë andaj edhe ndikon mos prezenca e tyre por e jona është të japim maksimumin si me tifozë ashtu edhe pa tifozë”.

Përveq Napolit, qendërmbrojtësi, foli edhe për ecurinë e Kombëtares së Kosovës, dhe mungesën ndaj Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

“Ka qenë një nga ndeshjet më të rëndësishme për gjithë futbollistët e Kombëtares së Kosovës, ashtu ndodhi që shkaku i pandemisë të mos na lejohet të udhëtojmë sepse në atë kohë në skuadrën tonë ishin dy futbollistë pozitivë, asnjë futbollistë nuk udhëtoi me kombëtaren”.

“Kombëtarja jonë është e re dhe me përspektivë, jemi të vogël me emër por e kemi tregu në fushë që jemi të mëdhenj, mund të bëjmë ndeshje të mira së bashku”.

Kur u pyet se si e kalon një ditë në qytetin e Napolit dhe a ka dikë që ta shoqëroi, u përgjigj në këtë formë.

“Shumicën e kohës jemi brenda shkaku i pandemisë dhe për shkak se po ndryshon gjendja e regjionit ku jemi. Nuk ka restorante që janë tërë kohën hapur kjo po na limiton, andaj vetëm shkojmë në stërvitje dhe në shtëpi”, deklaroi Rrahmani.

Kujtojmë se Rrahmani i kushtoi Napolit 14 milionë euro, ndërsa vet futbollisti ka një pagë vjetore rreth 2 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *