IPKO Superliga e Kosovës gjatë viteve të fundit po shënon mjaft rritje dhe lojtarë të njëpasnjëshëm po spikasin dhe po sigurojnë transferime të bujshme jashtë vendit.
Sensacioni i këtij sezoni është Mirlind Daku, por ka edhe lojtarë të tjerë, që kanë ngjallur interes ndërkombëtar. Një prej tyre mësohet të jetë Valmir Veliu.
Talenti i Llapit (18 ndeshje, 4 asistime, 2 gola) ka treguar se është një nga më të mirët e elitës së futbollit kosovar dhe është gati të bëjë një hap më të madh. Bëhet me dije se Veliu mund të kalojë te Besiktas.
Veliu aktivizohet në sulm, teksa pozicioni i preferuar është krahu i majtë i ofensivës. Mbetet të shihet vërtetësia e këtij lajmi, teksa nëse transferohet në klubin gjigant turk, Veliu vështirë të bashkohet menjëherë me ekipin e parë.