Inter thuhet se është afër arritjes së një marrëveshje me Lautaro Martinez, i cili do të nënshkruajë një marrëveshje të re deri në qershor 2024.
Argjentinasi erdhi nga Racing Club në korrik të vitit 2018 për 25 milionë euro dhe që atëherë është shndrruar në një lojtar të rëndësishëm në “Giuseppe Meazza”.
23-vjeçari ka shënuar nëntë gola në 19 ndeshje në Serie A këtë sezon, duke ndihmuar Interin të renditet i dyti në tabelë, ku ata përfunduan sezonin e kaluar, kur ai shënoi 14 gola në 35 paraqitje.
Raportet në Itali kanë sugjeruar se ai ishte afër nënshkrimit të një marrëveshjeje të re deri në verën e vitit 2025, por “Tuttomercatoëeb” zbulon se marrëveshja e re do të jetë një vit më e shkurtër se sa pritej.
Marrëveshja e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2023 dhe argjentinasi do të shtojë një vit më shumë në kontratën e tij kur të rregullohet paga e tij.
“TMË” më tutje zbulon se agjentët e tij kanë mbërritur në selinë e Interit dhe se klauzola e lirimit prej 111 milionë euro mbetet në marrëveshjen e re.
Ka zëra për një klauzolë anti-Juventus në kontratë të vendosur në 150 milionë euro dhe raporti i fundit pretendon se është pjesë e kontratës.
Pra “Il Toro” do të mbetet në Inter përkundër interesimit nga shumë skuadra për shërbimet e tij.