Inter dhe Milan do të përballen sonte në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë me fillim nga ora 20:45.
Të dyja këto ekipe po luftojnë fytafyt edhe në ligë, teksa zënë dy vendet e para në tabelë, shkruan GE.
Por, cili ekip ka vlerë më të madhe aktualisht?
Sipas sajtit të njohur, Transfermarkt, Interi ka vlerë më të madhe sesa Milani.
“Nerazzurët” kapin vlerën e 607.3 milionë eurove, kurse “Rossonerët” 500.8 milionë euro.
Lojtari më i vlefshëm tek Interi është Romelu Lukaku me 90 milionë euro, kurse te Milani është Donnarumma me 30 milionë më pak.