Koeman pranon se nuk mund të transferojnë yjet e Premierligës gjatë janarit

Katalunasit janë të lidhur me transferimin e dyshes Eric Garcia dhe Gini Wijnaldum nga Manchester City, respektivisht Liverpool.

Dy lojtarëve iu skadon kontrata në qershor dhe thuhet se kanë refuzuar rinovimin, në mënyrë që të realizojnë kalimin në “Camp Nou”.

Sidoqoftë, Koeman tha se gjendja financiare nuk lejon që këto transferime të ndodhin.

“Situata ekonomike shkakton probleme. Mendoj se të gjithë kemi të njëjtin mendim. Nëse asnjë transferim nuk ndodh, do e pranojmë dhe vazhdojmë tutje, por nëse duam më shumë nga skuadra duhet të transferojmë lojtarë”.

“Duhet të përfundojmë se ai (Garcia) është lojtar që i skadon kontrata, pra duhet të presim. Nëse bëjmë ndonjë lëvizje tani duhet të paguajmë plus pagat e lojtarit (në secilin transferim)”, tha ai.

Barcelona ka arritur marrëveshje me Garcian për transferimin në qershor, derisa sa i përket situatës së Wijnaldumit, vendimi do t’i takoi lojtarit nëse rinovimin me Liverpoolin apo kalimi te blaugranasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *