Van Dijk është duke u shëruar nga lëndimi edhe pse ka shkëlqyer me “Reds” në vitet e fundit, mirëpo sa ishte pjesë e Southamptonit mund të transferohej te “Djajtë e Kuq”.
Por, ishte Unitedi që zgjodhi Lindelofin para Van Dijkut dhe këtë e ka zbuluar ish bashkëlojtari i holandezit, Charlie Austin.
“Më kujtohet kur ishte në fund të karrierës me Southamptonin ishim të dy në stol si mysafirë ndaj Chelseas”.
“U ula aty dhe e pyeta ‘Virg çfarë po ndodh. Me siguri Manchester United ka qenë për ty. Është klub i madh në Angli’. Ai më tha pastaj: ‘A e di Chaz, në verë ishte mes meje dhe Lindelof dhe ata nënshkruan me Lindelofin’”.
“Mendoja ‘Je duke bërë shaka? Nuk mund ta besoja”, e zbuloi ish bashkëlojtari i Van Dijkut.
Statistikat dëshmojnë se ky transferim ishte vërtetë jo i duhur, ngase Lindelof as nuk është më në formacionin bazë të Solskjaer, derisa Van Dijk fitoi çmimin e mbrojtësit më të mirë në botë me Liverpoolin.