Mesfushori i Juventusit, Weston McKennie, shënoi golin e katërt sezonal për kampionin italian në ndeshjen e të dielës ndaj Bolognas.
Futbollisti amerikan realizoi me kokë në zonë pas një harkimi të Juan Cuadrados nga këndi.
Shumëkush në rrjetet sociale kishte pyetur për kuptimin e mënyrës së tij të festimit pas realizimit të golit dhe ai e ka shpjeguar.
“Unë jam një fans i madh i Harry Potterit, kam një tatuazh në dorën time, prandaj ishte një formulë magjike”, ka deklaruar 22-vjeçari për DAZN.
McKennie i është bashkuar Juventusit në formë huazimi nga Schalke me opsionin e blerjes në fund të sezonit, kur pritet që Zonja e Vjetër të paguajë 18 milionë euro për nënshkrimin e tij. /Telegrafi/