Florent Muslija ka lënë mbresa në Bundesliga 2 të dielën, duke i ndihmuar skuadrës së vet Hannover ta triumfojë 5:2 kundër Nurbergut me një gol dhe një asist.
Përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës Muslija u fut në lojë nga stoli në 25 minutat e fundit për ta shënuar golin e katërt të Hannoverit dhe për ta krijuar të pestin në stadiumin Max-Morlock, raporton GE.
Ai shënoi gol në minutën e 72-të, shtatë minuta pasi u fut në lojë dhe pastaj asistoi për Patrick Twumasi, i cili e vulosi fitoren e Hannoverit në minutën e 86-të.
???? | Florent Muslija scores a free kick and gets an assist against @1_fc_nuernberg. pic.twitter.com/o2VRlBZ3sC
— Dardanian Football (@DardanianFooty) January 24, 2021
Ky ishte goli i dytë dhe asisti i parë i sulmuesit kosovar për Hannoverin në 10 paraqitje deri tani në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
22-vjeçari ka luajtur në 10 prej 17 ndeshjeve të Hannoverit në ligë deri tani këtë sezon, por vetëm tri herë si titullar.
Synimi i Muslijajt – i cili e ka përfaqësuar Kosovën në katër ndeshje që prej debutimit në vitin 2019 – synon të promovohet në Bundesligë, ligën elitare gjermane, me Hannoverin e tij këtë sezon.
Hannoveri renditet në pozitën e gjashtë tani për tani, pasi ka mbledhur 26 pikë dhe është gjashtë pikë larg zonës së promovimit.