Edhe një shqiptar drejt Serie A

Mesfushori Toni Domgjoni pritet të jetë shqiptari i radhës që do të zbarkojë në Serie A italiane.

Sipas mediave italiane, Udinese është vënë në gjurmët e lojtarit kosovar, i cili deri tani ka luajtur për kombëtaret e moshave të Zvicrës. 22-vjeçari prej 3 vitesh është pjesë e ekipit të parë të Zurich, ku me paraqitjet e shkëlqyera deri tani ka tërhequr vëmendjen e klubeve të njohura.

Thuhet se drejtuesit e Udineses kanë nisur bisedimet me ata të skuadrës zvicerane, për arritjen e një marrëveshje për transferimin e mesfushorit në Itali, të cilit i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *