Katalunasve iu deshën plotë 120 minuta që të sigurojnë kualifikimin tutje kundër skuadrës së divizionit të tretë, Cornella.
Ndeshja ishte totalisht e dominuar nga Barcelona qysh nga minuta e parë, që humbën dy mundësi të arta nga pika e bardhë.
Së pari ishte Miralem Pjanic që dështoi (38′), pastaj Ousmane Dembele (80′).
Ndërsa, ndeshja derisa zhvilloheshin vazhdime, doli Dembele që me një super gol nga distanca mposhti portierin, kurse fitoren e siguroi Braithwaite (120+2).
Ndërkohë, kujtojmë se ishte Cornella që kishte eliminuar Atleticon.