Janë rritur tensionet në skuadrën e Romës me disa raporte të mediave që thonë se Edin Dzeko dhe Lorenzo Pellegrini janë konfrontuar me trajnerin Paulo Fonseca dhe kërkojnë kthimin në skuadër të menaxherit të skuadrës, Gianluca Gomber
Situata ka eskaluar pas mposhtjes në Kupën e Italisë 4-2 nga Specia në vazhdime të martën në mbrëmje.
Jo vetëm që pati poshtërim të skuadrës në fushë, por ata do të ishin eliminuar ashtu kështu pasi që kishin bërë gjashtë zëvendësime në vend të pesë sa ishte e lejuar.
Për shkak të kësaj amullie dhe paaftësisë për t’i lexuar rregullat drejt, Roma e ka përjashtuar menaxherin e skuadrës Gomber dhe oficerin për sport global në skuadër, Manolo Zubiria.
Sipas disa burimeve, që ka dhënë gazetat Corriere dello Sport dhe Gazzetta dello Sport, kishte pasur edhe konfrontime gjatë stërvitjeve në Trigoria sot.
Thuhet se Dzeko dhe Pellegrini kanë folur në emër të skuadrës ku kanë kërkuar rikthimin e Gombar.
Lojtarët po ashtu kanë diskutuar për rezultatet e fundit të dobëta dhe problemet taktika me trajnerin Fonseca, për të cilin thuhet se është kërcënuar nga lojtarët.