U eliminua nga dy kupa brenda gjashtë ditëve, Reali vendos përfundimisht për të ardhmen e Zidane

Brenda gjashtë ditëve, Reali u eliminua nga dy kupa, Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Spanjës, që edicionin e kaluar e kishin fituar.

Këto humbje i kanë rritur presionin trajnerit Zinedine Zidane, që preferon që në skuadër të jenë lojtarët më në moshë, derisa yjet që klubi shpenzoi mbi 300 milionë euro qëndrojnë në stol.

Sidoqoftë, sipas Marca, Reali do ta lejojë teknikun francez të jetë në stol deri në fund të edicionit, pastaj do vendosin nëse do e largojnë ose do i besojnë sërish.

Nëse flitet për La Liga, Reali renditët në pozitën e dytë me 37 pikë, katër më pak se Atletico që ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluar, derisa në Ligën e Kampionëve do përballen me Atalantan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *