Martin Odegaard ka kërkuar largimin nga Real Madridi, pasi që trajneri Zinedine Zidane nuk po llogarit në të.
Pasi shkëlqeu me Real Sociedad sezonin e kaluar dhe Los Blancos e kthyen, mungesa e minutave nën drejtimin e Zinedine Zidane ka bërë që lojtarin të ketë një zhgënjim, dhe nuk është i gatshëm ta durojë më aq gjatë.
Odegaard nuk u morë as në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Alcoyano, duke bërë që lojtari të revoltohet.
Gjatë gjithë sezonit 2020/21 deri tani, Odegaard ka qenë në fushë për një total prej 367 minutash, gjë që e ka detyruar të kërkojë një huazim të ri.
Zidane dëshiron të mbajë ish-yllin e Heerenveen, por vetëm si rezervë, kur nuk ka mjaftueshëm lojtarë.
Tani i mbetet Florentino Perezit që të vendos, se a bën norvegjezi për Real Madridi, por duhet të largohet, pasi klubi ka vendosur të shkurtojë kostot dhe të mbledhë fonde. /Telegrafi/