Mësohet pse Liverpool nuk po ofron kontratë të re për Salah

Pandemia COVID-19 ka ndikuar në gjithë botën dhe sigurisht as sektori i financave të klubeve të ndryshme nuk ka lënë pa u prekur.

Edhe pse egjiptiani ka një kontratë deri më 2023, e ardhmja e tij këto muajt e fundit është vënë shpesh herë në dyshime.

Megjithatë, së fundmi ka hedhur poshtë gjithë këto spekulime vetë lojtari Salah, duke thënë se do të qëndrojë në klub deri sa është e mundur.

“Unë do të jap gjithmonë më të mirën time për Liverpoolin, jam në këtë klub dhe dua të fitojë sa më shumë trofe që është e mundur, por siç e kam thënë edhe më herët është në duart e klubit”, tha Salah në një intervistë së fundmi.

Pandemia ka ndikuar që Liverpool të jetë më ‘i kujdesshëm me financat e tyre’ dhe nuk ka plane të menjëhershme për të ofruar rinovime lojtarëve të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *