Mesut Ozil thuhet se do të heqë dorë nga 300 mijë euro në javë që i fitonte te Arsenali, për t’iu bashkuar kështu Fenerbahces.
Sipas saj që raporton AS, mesfushori do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me një pagë rreth 3.8 milionë euro në vit.
Kjo nënkupton se Ozil do të fitojë vetëm 70 mijë euro në javë, një ulje e pagës drastike, pasi te “The Gunners” fitonte mbi 300 mijë euro.
Por, turko-gjermani do të ketë një bonuse të majme nëse arrin që të shpallë Fenerbahcen kampion në Superligën e Turqisë.
Nëse realizohet një gjë e tillë, atëherë ai do të përfitojë afro 500 mijë euro, pasi skuadra turke nuk e ka fituar titullin që nga viti 2014.
“Yellow Canaries” nuk marrin pjesë po ashtu që dy sezone në Ligën e Kampionëve dhe në rast të kualifikimit, Ozil fiton edhe 225 mijë euro të tjera.