Sulmuesi i IFK Mariehamn, Albion Ademi, ka tërhequr vëmendjen e klubeve të njohura evropiane, me paraqitjet e tij te skuadra finlandeze këtë sezon.
21-vjeçari ka arritur të shënojë plot 14 gola deri tani në këtë kampionat.
Për këtë arsye, shumë klube kanë rënë në gjurmët e futbollistit dhe këtë e ka konfirmuar drejtori i klubit, Peter Mattsson.
Ky i fundit në një intervistë të dhënë për mediat ka treguar se pesë klube kanë shprehur interesim për Ademin dhe do të jetë e vështirë që ai ta mbahet në skuadër.
“Trabzonspor, Basel, AZ Alkmaar, Hajduk Split dhe Greuther Furth, kanë shprehur interesim për të marrë Ademin, madje disa prej këtyre skuadrave kanë bërë oferta konkrete”.
“Unë nuk mendoj se jemi në gjendje ta mbajmë më sulmuesin në skuadër”, ka thënë drejtori Mattson.
Ademi ka lindur më 19 shkurt 1999 në Prishtinë, ndërsa është pjesë e Shqipërisë U-21.
Vlera aktuale në treg e sulmuesi është 300 mijë euro.