Djajtë e Kuq për momentin janë lider të Premierligës me 36 pikë të grumbulluara.
Njëri ndër lojtarët me paraqitjet më të mira në ndeshjet e fundit ka qenë padyshim portugezi, Bruno Fernandes, i cili ka udhëhequr klubin përpara.
Ai ka realizuar 15 gola dhe në anën tjetër ka asistuar edhe nëntë herë për bashkë lojtaret e tij.
Gjithë këto statistika kanë ndikuar që 26 vjeçari të emërohet lojtari i muajit dhjetor në Premierligë.
Pas kësaj arritje, ai u bë lojtari i parë të fitojë këtë çmim katër herë brenda një viti.