Liverpool është pa fitore në tre ndeshjet e fundit në Premierligë, e tani madje do të përballen me liderin aktual Manchester United.
Klopp ka qenë njëri ndër menaxherët e paktë i cili ka shprehur pakënaqësi ndaj vendimit që mos t’i lejojnë pesë zëvendësime në secilën ndeshje.
Në ndeshjen ndaj Man Utd, mungesa të mëdha do të kenë të dyja klubet.
Liverpool do të jetë pa: Van Dijk, Diogo Jota, Joel Matip, Joe Gomez, Naby Keita, Tsimikas.
Ndërsa, Djajve të kuq do t’iu mungojnë lojtarët sikurse: Phil Jones, Pellistri, Marcos Rojo dhe Williams, e në dyshime janë Victor Lindelof, Anthony Martial, Nemanja Matic