Superliga e Kosovës në futboll momentalisht është në pushim, pasi përfundoi me sukses stinorin vjeshtor.
Drita është e para në tabelë me 41 pikë, e ndjekur nga Ballkani që ka tri më pak. Këto dy ekipe do të jenë rivalët kryesorë për titull këtë edicion.
18 javë veçse kanë përfunduar, por ka dy ekipe që ende nuk e kanë shijuar fitoren në udhëtim, raporton GE.
Bëhet fjalë për Besën e cila gjendet në vendin e fundit në tabelë dhe Feronikelin, i cili kishte fillimisht ambicie për titullin e kampionit.
“Industrialistët” nga nëntë ndeshjet e zhvilluara në udhëtim kanë regjistruar 3 barazime dhe 6 humbje, kurse pejanët kanë 9 humbje nga 9 ndeshjet e zhvilluara në udhëtim.