Amir Rrahmani ka luajtur sot 90 minuta për Napolin, në një ndeshje kundër Empolit në Kupën e Italisë. Rrahmani është vlerësuar me notën 7.2 në këtë ndeshje
Napoli fitoi me rezultat 3-2, derisa përpos Rrahmanit në këtë ndeshje ka shkëlqyer edhe lojtari tjetër shqiptar, tetovari Nadim Bajrami që shënoi dy gola për Empolin.
Në përgjithësi paraqitja e Rrahmanit në këtë ndeshje ishte tepër stabile derisa ai nuk bëri asnjë gabim në mbrojtje.
Rrahmani tri herë e spastrojë zonën nga rreziku, bllokoi një goditje të kundërshtarit, pati një ndërhyrje të rregullt, fitoi dy duele me këmbë dhe tri me kokë.
Edhe saktësia në pasime e Rrahmanit ishte e mirë ku kapiteni i Kombëtares se Kosovës kishte saktësi në pasime prej 96 për qind nga 84 prekje të topit.
Rrahmani po ashtu bëri 8 krosime të gjata, ku gjashtë përfunduan në zonën e rrezikshme të kundërshtarit derisa dy herë goditi në drejtim të portës, një herë ishte një goditje e rrezikshme e cila pas devijimit u shndërrua në gol nga Petagna.