Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk e do në skuadër mbrojtësin Eder Militao.
22-vjeçari nuk po luan dhe me shumë mundësi do të largohet në merkaton e janarit nga klubi “Los Blancos”.
Qendërmbrojtësi ka pas vetes ekipin e Tottenhamit. Trajneri Jose Mourinho e do me çdo kusht, pasi ka probleme në repartin defensiv. Ai dëshiron një klub që do të luajë në vazhdimësi.
“Spursat” nuk janë i vetmi ekip që e duan, pasi së bashku me anglezët është dhe Roma, Milani dhe Interi. Reali po pret ofertën më të mirë.