Flamurtari zyrtarizon trajnerin e ri, ai vjen nga jashtë vendit

Nedzad Kuruzovic është trajner i ri i Flamurtarit të Prishtinës.

Tekniku 60 vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina tashmë eshte zhvendosur në kryeqytet dhe është prezantuar para futbollistëve.

Kuruzovic ka mbajtur edhe disa seanca stërvitore, derisa është njoftuar nga afër me lojtarët.

Ish-anëtari i stafit teknik të Përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës do ta pasojë të larguarin Jusuf Tortoshi në postin e shefit të shtabit teknik te “kuqezinjtë”.

Së fundmi ai ishte pjesë e ekipit grek AEP Kozanis, të cilin e drejtoi për tri vite. Po aq kohë kaloi te skuadra zvicerian FC Schaffhausen, me ç’rast kreu disa funksione në shtabin teknik.

Kuruzovic ka drejtuar dhe ekipet e tjera zviceriane FC Gossau, FC Aarau, dhe FC FC Wil 1900.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *