Milot Rashica do të rikthehet në skuadrën e Werder Bremen për ndeshjen e kësaj fundjave për herë të parë pas gati dy muajve, pasi është riaftësuar plotësisht nga lëndimi i kofshës.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Rashica – i cili ishte buzë kalimit në Bayer Leverkusen në çastet e fundit të afatit kalimtar të verës së kaluar – e lëndoi muskulin e kofshës më 1 dhjetor në një seancë stërvitore me Werderin, raporton GE.
Ai u rikthye në stërvitje në fillim të këtij muaji dhe tani duket i gatshëm për të luajtur, ka konfirmuar shefit i Werderit për Futbollin Profesionist dhe Vëzhgimin e Talenteve, Clemens Fritz.
“Miloti është kandidat për të luajtur kundër Augsburgut”, tha Fritz
“Ne jemi të lumtur se ai është shënosh e mirë përsëri dhe se ai mund të stërvit. Shpresojmë se ai do t’i kthejë cilësitë e veta në fushë sa më shpejt”, shtoi ai.
Sulmuesi vushtrrias ka vuajtur shumë nga lëndimet këtë sezon, të cilat ia kanë kufizuar në vetëm pesë numrin e paraqitjeve për Werderin deri tani.
Ai mungoi në fillim të sezonit shkaku i lëndimit të gjurit dhe më vonë si pasojë e dëmtimit muskulor.
Rashica e kishte lënduar kofshën gjatë një dueli në një ndeshje përgatitore në ushtrimet e 1 dhjetorit.
Ylli kosovar ishte larguar nga stërvitja me makinën e stafit mjekësor të skuadrës gjermane.