Paul Pogba vazhdon të ëndërrojë për Real Madridin. Diçka që nuk është e pzakontë, sepse mesfushori francez i Manchester United është një nga kërkesat që Zidane ka bërë gjithmonë për të përforcuar “Los Blancos”.
27-vjeçari është objektiv i Zidane, por jo domosdoshmërisht për klubin, që kurrë nuk e ka parë të qartë nënshkrimin e tij. Tani, Pogba, me një kontratë deri në vitin 2022 me United, është në merkato, sepse “Djajtë e Kuq” dëshirojnë ta shesë atë në verën e këtij viti dhe të rikuperojë një pjesë të 105 milionëve që pagoi në vitin 2016.
Çmimi fillestar i Pogbasë është 75 milionë euro, sipas “Daily Express”, që thekson se Real Madridi dhe PSG janë dy skuadrat më të interesuara për nënshkrimin e tij. Ashtu si Zidane, Pochettino gjithashtu dëshiron që lojtari francez të përforcojë mesfushën e skuadrës së tij.