Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand ka besimin se transferimi më i fundit i klubit Amad Diallo, mund të krahasohet me kohën kur Cristiano Ronaldo u transferua në “Old Trafford”.
Unitedi pagoi 37 milionë euro nga Atalanta për Diallon tetorin e kaluar, ndërsa këtë muaj iu bashkua “Djajve të Kuq”, përcjellë lajmi.
Ferdinand shpreson që Diallo të jetë pasuesi i Ronaldos dhe mendon se transferimi i talentit ndodhi njësoi si i portugezit para shumë viteve.
“Transferuam një fëmijë nga Atalanta dhe shpresoj që bën ndonjë gjë. Nëse sheh si flasin njerëzit që ishin të përfshirë në blerjen e tij, ky fëmijë mund të jetë më i miri në botë”.
“Këto janë mendimet e njerëzve të Manchester Unitedit që kanë për këtë fëmijë”.
“Nuk dua t’i vendos presionin e Ronaldos, por askush nuk dinte për Ronaldon kur e blemë, pos njerëzve në Portugali. Ky fëmijë duket njëjtë dhe nëse sheh si flasin njerëzit, bota është për të nëse ia del”, deklaroi ai.
Ronaldo pavarësisht moshës 35-vjeçare është duke vazhduar të fitoi trofe dhe nëse Diallo arrin vetëm gjysmën e karrierës së pesë herë fituesit të Topit të Artë, do jenë para të shpenzuara mirë për gjigantin anglez.