Andrea Pirlo nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në Paulo Dybalan për tre javët e ardhshme, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Sassuolos në kuadër të javës së 17-të në Serie A.
Ky është rezultati i testimeve që iu nënshtrua sulmuesi argjentinas.
“Paulo Dybala iu nënshtrua testimeve diagnostike në J | medical që zbuloi një dëmtim të gradës së ulët të ligamentit të gjurit të majtë me kohë shërimi prej rreth 15/20 ditësh “, thuhet në një deklaratë nga klubi i Juventusit.
Ndërsa, lajme më pak shqetësuese vijnë për McKennie dhe Chiesa nga spitali i Juventusit.
“Testet të cilave u janë nënshtruar McKennie dhe Chiesa kanë përjashtuar dëmtimet dhe do të vlerësohen dita ditës”, thuhet në komunikatën e Juventusit.
Kështu, Dybala do t’i mungojë Juventusit në ndeshjet ndaj Genoas dhe derbit ndaj Interit dhe Napolit.