Mërgim Berisha është njëri nga lojtarët më të mirë të Red Bull Salzburg në këtë edicion.
Sulmuesi nga Kosova ka shkëlqyer këtë edicion ku në 20 ndeshje, në të gjitha garat, ka shënuar 12 gola e ka bërë katër asistime.
Falë paraqitjes së mirë këtë sezon, shumë skuadra janë vënë në kërkim të Berishës.
Sampdoria, Parma e Bologna kishin shprehur interesim, por lojtari duket se nuk është i interesuar për transferimin në Serie A.
Së fundmi në skenë ka dalë emri i skuadrës turke Trabzonspor, që po synon afrimin e kosovarit në vend të sulmuesit Afobe që pritet të largohet.
Megjithatë, transferimi i Berishës tek skuadra turke duket se nuk do të ndodhë, shkaku i çmimit të tij të lartë.
22-vjeçari po vlerësohet rreth 15 milionë euro nga Salzburg, shumë që nuk mund ta paguaj Trabzonspor.
Mediat austriake kanë raportuar se Berisha është në pritje të ndonjë oferte nga Bundesliga ose Liga Premiere.