Cristiano Ronaldo ka arritur rekordin absolut të historisë së futbollit për sa i përket golave në total të shënuar në karrierë, pra me 759, shifër që e kurorëzoi mbrëmë në Torino ndaj Sassuolos (fitore 3-1).
Tashmë portugezi ka shansin që të bëhet golashënuesi më i mirë i historisë dhe do t’i mjaftojë vetëm një gol, diçka totalisht e lehtë për të.
Pikërisht kjo mund të vijë në Coppa Italia (nëse luan) ose ndaj Interit, javën e ardhshme.
Aspekti më kurioz i golave të Cristiano Ronaldos është se 292 gola të karrierës kanë ardhur pas ditëlindjes së tij të 30-të.
Numri i tij i golave pas 30 viteve është më shumë se sa shënojnë shumë sulmues elitarë në tërësinë e karrierës së tyre.