Sokoli i komenton ikjet e fundit nga Gjilani: Nuk do të ketë largime të tjera

SC Gjilanit të premten i ka ndarë rrugët me dy lojtarë të cilët në vjeshtë u paraqitën si titullar.

Bëhet fjalë për dy mbrojtësit e krahut, Erlis Frashërin dhe Jackson Ferreiran.

“Zeri.info” ka kontaktuar me trajnerin e “kuqebardhëve”, Bylbyl Sokoli, i cili i ka komentuar këto largime nga skuadra.

“Profa” ka thënë se ka qenë kërkesë e tyre të largohen nga skuadra si dhe ka shtuar se ai nuk beson se do të ketë largime të tjera.

“Ka qenë kërkesë e tyre të largohen. Ata kanë dhënë kontribut të madh në klub. Nuk ka arsye tjera. Kjo është çështje e klubit. Nuk besoj se do të ketë largime të tjera nga skuadra”, ka thënë Bylbyl Sokoli

Sokoli u emërua “timonier” i Gjilanit javë më parë duke e zëvendësuarin trajnerin e larguar Gentjan Mezani.

Edhe gjilanasit sikurse ekipet e tjera të elitës, tashmë i ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror.

Gjilani e ka përfunduar stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll në vendin e katërt në tabelë me 29 pikë, 12 pikë larg vendi të parë që zotërohet nga Drita.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *