Vetëm pak ditë pas humbjes nga Juventusi, Milani është rikthyer në rrugën e fitoreve duke e mposhtur Torinon me rezultat 2-0 në “San Siro”.
“Rossnerët” të drejtuar nga trajneri Stefano Pioli u treguan cinik në lojën e tyre dhe ishte paraqitja fantastike e Theo Hernandez ajo e cila ndikoi shumë në këtë fitore të rëndësishme.
Një aksion i nisur nga Theo e që kaloi nëpërmjet Diaz i finalizua me gol nga Rafael Leao në minutën e 25’.
Edhe goli i dytë erdhi nga kontributi i ish-lojtarit të Real Madridit i cili fitoi një penallti në minutën e 36’ e të cilën në gol e ktheu mesfushori Frank Kessie.
Me këtë fitore, Milani e blindon kreun e tabelës me 40 pikë, katër më shumë se Interi që nesër ballafaqohet me Romën.
Vlen të përmendet se në këtë sfidë u rikthye edhe Zlatan Ibrahimovic i cili luajti pesë minutat e fundit të ndeshjes.