Ka përfunduar ndeshja e vlefshme për javën e 18-të në La Ligën spanjolle ndërmjet Granadës dhe Barcelonës.
Barcelona ka marrë tri pikë me vete pasi shënoi fitore të thellë 0:4 ndaj Granadës.
Messi dhe Griezmann me nga dy gola ia dhuruan tri pikët e radhës “katalunasve” në kampionat.
Granada ishte me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 78-të kur u ndëshkua me karton të kuq, Vallejo.
Me këto tri pikë, Barcelona ngritet në pozitën e tretë në tabelë me 34 pikë, derisa Granada vazhdon të mbetet e shtata me 24 të tilla. /Zeri.