Anglia është në gjendje emergjence për shkak të Coronavirus.
Rritja e rasteve dhe infektimeve shqetëson dhe jo pak edhe botën e futbollit. Në Premier League dhe kategoritë inferiore janë shtyrë disa ndeshje për shkak të lojtarëve të shumtë të infektuar.
Kjo situatë shqetëson shumë trajnerin e Wolves, Nuno Espirito Santo, i cili ka thënë për BBC:
“Fatkeqësisht, do të ketë më shumë njerëz të infektuar. Mjafton të lexosh lajme në gazeta. Parashikimet janë të tmerrshme. Besoj se situata do të përkeqësohet më shumë edhe futbolli, edhe pse jetojmë pothuajse si në flluskë, do të preket”.
“Ne të gjithë ndiejmë dhe provojmë të njëjtat gjëra që provojnë të tjerët edhe pse ndoshta më pak. Ky është një moment i vështirë për të gjithë. Lojtarët janë njerëz si të gjithë. Rritja e numrit të infektimeve është e frikshme”.