Mundo Deportivo raporton se kroati ka pranuar edhe ulje të pagës vetëm që të qëndrojë edhe për një kohë në klubin madrilien.
Për shkak të pandemisë Covid-19 edhe Real Madrid është prekur kur është çështja e parave dhe financave të klubit, transmeton.
Për këtë arsye, rinovimin e disa kontratave e kanë bërë duke ulur 10% të pagës aktuale të lojtarëve, në këtë rast të Modricit.
35 vjeçari është një nga tre yjet e Madridit të cilëve do t’iu skadojë kontrata këtë verë, së bashku me kapitenin e klubit Sergio Ramos dhe lojtarin Lucas Vazquez, por për dy të fundit raportohet se po hezitojnë të pranojnë çdo ulje të pagës.
Modric, i cili fitoi Topin e Artë në 2018, ka luajtur 365 herë për Los Blancos, duke shënuar 26 gola.