Paris Saint-Germain tashmë ka nxjerrë pesë lojtarë në shitje , pasi kërkojnë të mbledhin fonde për nënshkrimet në të ardhmen, pas emërimit të Mauricio Pochettino si trajner.
Trajneri argjentinas është kthyer në Francë për të zëvendësuar Thomas Tuchelin dhe klubi i Ligue 1 janë të gatshëm të shesin disa lojtarë në janar në mënyrë që pastaj të marrin lojtarët që pëlqehen nga Pochettino.
Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo po kërkon të mbledhë 60 milionë euro nga shitjet e mundshme të Ander Herrera, Thilo Kehrer, Julian Draxler, Idrissa Gueye dhe Leandro Paredes.
Lojtarët e lartpërmendur nuk janë në planet e Pochettino dhe PSG është e hapur për oferta që mund të mbërrijnë këtë janar.
Ndërkohë, ardhja e ish-trajnerit të Tottenham Hotspur, mund të jetë një mundësi për transferimin e Dele Alli te PSG.