Momenti kur VARI ia anuloi penalltinë e ‘pastër’ Liverpoolit

Liverpooli e ka nisur mbrapsht Vitin e Ri 2021, pasi është mposhtur në udhëtim nga Southamptoni me rezultat minimal 1-0, në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë.

Në duelin e luajtur në “St. Mary’s Stadium”, golin e vetëm për vendasit e shënoi ish-lojtari i Liverpoolit, Danny Ings, në minutën e dytë të ndeshjes pas një pakujdesie të mbrojtësit të djathtë, Trent Alexandre-Arnold.

Mirëpo, skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp në minutën e 50’ i’u anulua një penallti e ‘pastër’ edhe pas rishikimit me sistemin VAR, pasi gjyqtarët nuk ishin të mendimit që ishte penallti.

Menjëherë pas këtij rasti tifozët e Liverpoolit kanë filluar me ankesa të shumta për sistemin VAR, i cili në disa raste e ka dëmtuar skuadrën nga ‘Anfield’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *