Zlatan Ibrahimovic mezi pret të rikthehet në fushë. Suedezi mungon që prej ndeshjes së fundit të luajtur në nëntor të vitit 2020, dhe ku shënoi dy gola (Napoli-Milan 1-3)
Praktikisht vetëm 6 ndeshje në Serie A për sulmuesin, në 15 javë kampionat.
Nëntë mungesa nga dëmtimet dhe Covid-19. Për Zlatan koha e rikthimit po afron, aq sa sot publikoi një video duke u stërvitur në Milanello veçmas, duke shtuar një mesazh “Tick tock tick tock”.
Referim i qartë i zhurmës së akrepave të orës së kthimit të tij në fushë, dukshëm më afër sesa mund të mendohej në orët e fundit.
https://www.facebook.com/198744036811672/posts/3900592723293433?sfns=mo