Argjentinasi sidoqoftë vazhdon të jetë vendimtar për klubin, nga i cili kërkoi largimin verën e kaluar dhe Barcelona është shumë me pak e rrezikshme kur ai mungon, transmeton lajmi.net.
Këtë Messi e dëshmoi në përballjen ndaj Huesca, meqenëse asistimi i tij të Frenkie de Jong i dhuroi fitoren blaugranasve.
Ishte asistim që jo shumë lojtarë do arrinin ta bënin, por Messi e dëshmoi se e bën diferencën.
“Goli që shënuan erdhi nga gjeniu Lionel Messi”, tha dje pas ndeshjes portieri i Huescas, Alvaro Fernandez.
Me atë pasim Messi ka arritur në shifrën e 300 asistave, derisa ka bërë 750 paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat.