AC Milani ka vazhduar me serinë pozitive duke mposhtur në udhëtim Beneventon.
Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli fitoi me rezultat 0 – 2.
Franck Kessie u tregua i saktë nga pika e bardhë duke kaluar vendasit në epërsi (15′).
Mirëpo, “Rossonerët” mbeten me 10 lojtarë në fushë, kur mesfushori Sandro Tonali u ndëshkua me të kuq.
Ishte sulmuesi Rafael Leao që shënoi nga një kënd i vështirë për 0 – 2.
Vendasit kishin mundësinë e artë përmes Caprari, që nuk realizoi nga pika e bardhë.
Me këtë fitore, Milani rimerr kreun me 37 pikë, derisa Benevento renditët në pozitën e 10-të me 18 sosh.