Vedat Muriqi është inkuadruar në pjesën e dytë në barazimin e Lazios në udhëtim.
Kryeqytetasit janë pajtuar me nga një pikë me Genoan, pasi rezultati përfundimtar i takimit ishte 1:1.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ishte inkuadruar në lojë në minutën e 81-të në vend të serbit, Milinkoviq-Saviq.
Për nëntë minuta sa ishte në fushë, Muriqi u vlerësua me notën 6.2 nga sajti “Whoscored.com”.
Vedat Muriqi është transferuar te Lazio nga Fenerbahce afatin kalimtar të verës së vitit 2020.
Prizrenasi ende nuk e ka shijuar golin e parë në një ndeshje zyrtare me skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi.
Ndryshe, Lazio këtë edicion ndodhet në pozitën e nëntë me 22 pikë të tubuara në 15 përballje.