Manchester City ka raportuar se në klub janë edhe dy raste të tjera pozitive me koronavirus.
Sipas njoftimit të “qytetarëve” pjesë e listës së futbollistëve të infektuar tek kjo skuadër i është shtuar edhe mbrojtësi, Eric Garcia teksa i infektuari i dytë është një pjestar i stafit të skuadrës.
Të infektuar deri më tani tek ekipi i Guardiolës janë lajmëruar: Ederson, Jesus, Walker, Doyle dhe Cancelo, teksa Garcia bëhet i gjashti futbollist që detyrohet të futet në izolim.
Raportimi i këtyre rasteve është bërë vetëm tre orë para takimit derbi në mes, Manchester Cityt dhe Chelseat.
Sipas Simon Bakowskit të Manchester Evening News, megjithatë ndeshja e sotme nuk rrezikon të shtyhet dhe do luhet në orar të rregullt.