Bayern Munchen do të ndeshet me skuadrën Mainz 05 në kuadër xhiros së 14-të të Bundesligës.
Trajneri i Bayern Munchen, Hans-Dieter Flick, duke folur për gazetarët në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Mainz 05, ka konfirmuar mungesat dhe pati disa fjalë edhe për futbollistin e ti të Bayern, Leroy Sane, i cili u zëvendësua herën e fundit nga loja dhe mediet nisën spekulimet mbi marrëdhënien e tyre, transmeton lajmi.
Flick tha se Kingsley Koman dhe Marc Roca nuk do jenë të gatshëm për ndeshje.
Ai foli edhe për Leroy Sane, të cilin e porositi të angazhohet.
“Ai duhet të angazhohet. Ai është shumë kritik ndaj vetes për paraqitjen e tij. Ka një ose dy gjëra që kontakti i parë nuk ishte optimal. Ai ka një cilësi jashtëzakonisht të madhe me këmbën e majtë dhe është tejet i shpejtë. Ai ka nevojë për këtë kualitet në çdo lojë. Të gjithë ne jemi në mbështëtje të tij”, përfundoi Hansi Flick.