Crotone nuk e lejoi Interin ta shijojë epërsinë duke e barazuar në 2:2 rezultatin në ndeshjen e parë të Serie A këtë vit, e cila është duke u zhvilluar momentalisht në San Siro.
Lautaro Martinez shënoi për 2:1 në minutën e 31-të, raporton GE.
Argjentinasi realizoi në portën boshe pas një asistimi nga Nicolo Barella në një aksion të rrjedhshëm të Interit.
Dy ishte goli i dytë i Lautaros në këtë takim.
Por vetëm pesë minuta më vonë, Crotone fitoi penallti pas një ndërhyrjeje të palejuar të Arturo Vidalit në zonë.
Valmidir Golemic shënoi nga pika e bardhë për 2:2.