Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar ishte në qendër të kritikave pasi organizoi një festë të madhe, në kohën kur Brazili po përballet me numër të madh të infektuarve me COVID-19, përcjell “Zeri.info”.
Prokurori i Rio-s në Brazil tashmë ka filluar një hetim, por të ftuarit në këtë mega-festë kanë filluar të zbulohen.
Britanikja “The Sun” ka zbuluar dy modelet të cilat thuhet se kanë qenë të ftuara në festën e organizuar nga Neymar.
Dyshohet se Neymar ka kontaktuar me modelet përmes rrjetit social “Instagram”.
Përveç kësaj, brazilianet Camila Remedy dhe Fernanda Brum mund të kenë mbërritur tashmë të hënën e kaluar me një avion privat të nisur nga Porto Alegre.