Rinovimi i kontratës së portierit Gigi Donnarumma me Milanin po vonon, ndaj në Francë janë të bindur se 21-vjeçari mund të transferohet te PSG-ja verën e ardhshme.
Sipas PSG-së, Donnarumma është portieri i duhur i këtij klubi, njeriu i duhur për të marrë trashëgiminë e Keylor Navas. Kontrata aktuale e portierit italian me kuqezinjtë skadon në fund të këtij sezoni.
Edhe pse Milani i ka bërë një ofertë të mirë (10 milionë euro në sezon), duket se parisienët janë gati të bëjnë një ofertë edhe më të mirë. Kjo mund të bindë Donnarumma të lërë Serie A.