Agim Ademi, njeriu i sakrificave në vitin 2020

Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës, në kohë të pandemisë, ka sakrifikuar, duke shkuar pothuajse qytet dhe në qytet duke u interesuar për hallet e klubeve.

Ademi u ballafaqua me shumë probleme dhe sfida, por ia doli si burrat! E para, rifilloi kampionatin në qershor dhe e përfundoi ashtu si i ka hije.

E dyta, nxorët kampionin e ri të meshkujt dhe të femrat!

E treta, Drita nga Gjilani, kampion, i bëri krenar duke arritur deri në rrethin e tretë të Europa League, po ashtu edhe Gjilani la përshtypje të mirë, hiq Prishtinës që u eliminua shkaku i Covid 19 dhe kjo duket se iu bë një prapaskenë apo një hile në Gjibraltar nga vendasit!

Ëndrra që nuk u realizua, Kosova nuk u kualifikua në Kampionatin Evropian, pasi që humbi me 2:1 nga Maqedonia e Veriut në Shkup. Ky është sporti. Ademi, është njeriu i sakrificave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *