I plasin në duar fishekzjarrët, futbollisti rrezikon të humbasë syrin dhe shikimin

Omar Elabdellaoui, futbollist i Gallatasarajit, ka pësuar dëmtime në të dy sytë gjatë festës me fishekzjarrë për ndërrimin e motmotit.

Sipas njoftimit të klubit turk, lojtari norvegjez me origjinë nga Maroku, aktualisht ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën, por mund të humbasë njërin sy dhe mjekët po punojnë për t’i shpëtuar shikimin.

Mbrojtësit të djathtë i kanë shpërthyer në duar fishekzjarrët dhe, sipas mjekëve, të dy sytë kanë pësuar dëmtime dhe do të vendoset në ditët e ardhshme për ndërhyrjet e tjera që do t’i bëhen futbollistit./A2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *