Agjenti i Haaland: Lajm fals, nuk kam biseduar me asnjë kandidat të Barcelonës

Rousaud konfirmoi se në rast që zgjedhet president, atëherë dhurata e parë për tifozët do jetë talenti norvegjez, duke thënë se ka biseduar edhe me agjentin e tij.

Por, Raiola ka hedhur poshtë këtë deklaratë duke konfirmuar se nuk ka pasur bisedime me asnjë kandidat për president.

“Lajm fals. Nuk kam biseduar me asnjë kandidat për president të Barcelonës për Haaland dhe nuk do e bëjë”.

“Nëse do jetë presidenti i ri në janar, atëherë mund të më thërras”, tha ai.

Haaland vazhdon shkëlqimin në Bundesligë, derisa është shëruar nga lëndimi dhe do jetë i gatshëm për vitin 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *