Kandidati për president te Barcelona çmend tifozët: Po fitova, dhurata ime e parë Haaland! Kam gati kontratat

Fushata elektorale për presidencën e Barcelonës vazhdon. Josep Maria Minguella, një kandidat së bashku me Emili Rousaud, foli për merkaton në rast fitoreje.

Këtu janë fjalët e tij për Catalunya Radio: “Haaland? Unë fola me Mino Raiola dhe i kam të gjitha detajet në rast se fitojmë. Ne i dimë të gjitha kushtet për transferim”.

Një lajm që nëse do të konfirmohej sigurisht që do të shtynte tifozët të votonin pikërisht për këtë kandidat, edhe pse duket qartë se deri tani avantazhin e ka Laporta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *